Takim pune me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Kryetarja Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 16 shtator 2024, mbajtën takim pune me znj. Kiara Biscaldi dhe znj. Katerina Gulisano nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Sektori politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. , në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në takim u diskutua për statusin dhe kompetencat ligjore të KSHPK-së, për rezultatet e arritura, për aktivitetet e tanishme dhe të planifikuara dhe për sfidat e ardhshme të KSHPK-së.
Përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian u informuan për bashkëpunimin e KSHPK-së me institucionet e tjera kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe për nevojën e përparimit të saj në drejtim të zbatimit të rekomandimeve dhe nismave të KSHPK-së.
Kryetarja e KSHPK-së shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjatë të Delegacionit të Bashkimit Evropian për rritjen e efikasitetit në punën e KSHPK-së dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në sfidat e lidhura me luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.