Takim pune me Zëvendëskryeministren e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirëznj. Sllavica Grkovska
Më 29 shkurt 2024, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) realizoi takim pune me Zëvendës Kryetaren e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për qeverisje të mirë znj. Sllavica Grkovska.
Zëvendëskryeministrja Grkovska i përgëzoi kryetaren Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e KSHPK-së për zgjedhjen dhe u uroi sukses në punë.
Kryetarja Dimitrovska dhe anëtarët e KSHPK-s; theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me kabinetin e Zëvendës Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë si dhe nevojën e përparimit të saj sidomos në pjesën e nxitjes së proceseve në lidhje me përmbushjen e detyrimeve individuale të parashikuara nga Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Intereseve 2021-2025. Në këtë drejtim do të vijojë bashkëpunimi i rregullt i KSHPK-së me Kabinetin e Zëvendës Kryeministres Grkovska përmes Trupit të Departamentit për Koordinimin e Veprimeve Kundër Korrupsionit.
Kryetarja Dimitrovska dhe anëtarët e KSHPK-së informuan Zëvendës Kryeministren Grkovska për aktivitetet e KSHPK-së në lidhje me zbatimin e kompetencave të saj ligjore, si dhe për marrjen e masave në rastet kur ka dyshime për shkelje të ligjeve në procesin zgjedhor lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Në këtë rast, u theksua nevoja e forcimit të kapaciteteve të KSHPK-së me kuadër me përvojë dhe profesionale, duke pasur parasysh se përveç 547 lëndëve që janë trashëguar nga përbërja e mëparshme, vazhdimisht vijnë aplikime të reja dhe formohen lëndë të reja.
Në takim në mënyrë të ndërsjellë u theksua se të gjitha organet e përfshira në sistemin e luftës kundër korrupsionit ndajnë një qëllim të përbashkët dhe duhet të bashkëpunojnë intensivisht. Në këtë drejtim, u theksua veçanërisht nevoja për forcimin e bashkëpunimit midis KSHPK-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme në drejtim të procesimit të nismave të KSHPK-së.