TAKIM PUNE ME ZËVENDËSKRYEMINISTREN SLLAVICA GRKOVSKA
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 21.11.2022, mbajti takim pune me Zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska.
Në takimin e punës u diskutua për zbatimin e deritashëm të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe për propozimet për ndryshimin e mundshëm të tij.
Zbatimi i deritanishëm i Ligjit për Parandalimin dhe Konfliktin e Interesit ka treguar se është një zgjidhje e mirë ligjore, edhe pse, si çdo rregullore me zbatimin e saj tregon se në cilin drejtim duhet të përmirësohet.
Bashkërisht u konstatua se mënyra e përzgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së e rregulluar me këtë Ligj është treguar transparente dhe pozitive dhe duhet të paraqesë një model përzgjedhjeje që duhet të jetë shembull për përzgjedhjen e udhëheqësve të institucioneve të tjera.