Takimi i mbajtur me ambasadoren e Zvicrës H.E. Veronique Hulman
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 07 shkurt 2023, realizoi takim me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut N.E. Veronika Hulman. Në takim ka marrë pjesë edhe Kristina Kolozova nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Takimi u mbajt me kërkesën e ambasadores Hulman, me qëllim të njohjes së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe kompetencave të tij ligjore si dhe aktiviteteve të tij të tanishme dhe të planifikuara.
Ambasadorja Hulman prezantoi me pak fjalë rolin e ambasadës zvicerane në lidhje me zhvillimin e projekteve kundër korrupsionit. Ajo theksoi rëndësinë e punës së KSHPK-së, duke theksuar se Zvicra i jep rëndësi të veçantë institucioneve publike transparente dhe të përgjegjshme si shtylla të demokracisë. Në këtë drejtim, nga ana e saj u tregua interesi për nevojat dhe prioritetet e KSHPK-së si dhe mbështetja e nevojshme për realizimin e kompetencave të saj, duke theksuar se Ambasada Zvicerane përmes programit të saj të bashkëpunimit për zhvillim do të forcojë më tej angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska dhe anëtarët e pranishëm të KSHPK-së e njoftuan ambasadoren Hulman me kompetencat ligjore të KSHPK-së dhe me sfidat me të cilat përballet KSHPK-ja në funksionimin e saj.
U shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e ofruar, veçanërisht në aspektin e gatishmërisë së shprehur të Ambasadës Zvicerane për forcimin e kapaciteteve të KSHPK-së me qëllim një lufte më efektive kundër korrupsionit.