U MBAJT PUNËTORIA TEMATIKE PËR SEKTORIN E SHËNDETËSISË, NË KUADËR TË PËRGATITJES SË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE 2026-2030
Në kuadër të përgatitjeve për Strategjinë e re Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2026-2030, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 01.12.2025, organizoi punëtori tematike gjithë ditore, në të cilën, bazuar në vizionin, objektivat strategjike dhe problemet kryesore të përcaktuara më parë, u krijuan masa dhe aktivitete për tejkalimin e problemeve prioritare, si dhe u përcaktuan institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre, në sektorin e SHËNDETËSISË.
Në punëtori u ftuan përfaqësues të organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave, fondacioneve, sektorit privat dhe mediave, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në konfirmimin e problemeve dhe rreziqeve të identifikuara më parë, përcaktimin e rreziqeve të reja, si dhe në përcaktimin e masave, aktiviteteve dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tyre.
Sipas Metodologjisë për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare 2026-2030, Komisioni Shtetëror gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm do të përqendrohet në dy fusha horizontale: Prokurimet Publike dhe Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, si dhe në pesë sektorë vertikalë: Drejtësia, Shëndetësia, Urbanizmi dhe Planifikimi Hapësinor, Mjedisi jetësor, Energjia dhe Burimet Natyrore, si dhe Transporti dhe Objektet Infrastrukturale.
Me mbajtjen e kësaj punëtorie, Komisioni Shtetëror përfundoi ciklin e parë nga seria e punëtorive për secilën fushë/sektor, ku u identifikuan problemet prioritare që krijojnë një shkallë të lartë të korrupsionit, dhe për tejkalimin e tyre u krijuan propozime për masa dhe aktivitete, si dhe u përcaktuan institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre.
Në periudhën e ardhshme, pas përshtatjes dhe përmirësimit të masave dhe aktiviteteve nga cikli i parë i punëtorive, materiali do t’u dërgohet të gjithë pjesëmarrësve për të dhënë komente dhe sugjerime për përmirësimin e tij, pas së cilës do të mbahet një cikël i ri i punëtorive përfundimtare për secilën fushë/sektor, ku materiali i punës do të finalizohet.














