U MBAJT TAKIM KONSULTATIV PËR SEKTORIN E MJEDISIT JETËSOR, ENERGJISË DHE BURIMEVE NATYRORE, NË PROCESIN E PËRGATITJES SË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT 2026–2030
Në kuadër të përgatitjeve për Strategjinë e re Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit 2026–2030, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 18.11.2025, me mbështetje nga projekti “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”, i financuar nga Bashkimi Evropian, mbajti takim konsultativ për sektorin e mjedisit jetësor, energjisë dhe burimeve natyrore, i cili do të përfshihet në Strategjinë e re Kombëtare.
Në takimin ku ishin të ftuar pjesëmarrës nga organet shtetërore, institucionet, shoqatat, fondacionet dhe sektori privat, bazuar në rreziqet e mëparshme të konstatuara për korrupsion, por edhe në përvojën e pjesëmarrësve në këtë sektor, u përcaktuan vizioni, objektivat strategjike dhe problemet kyçe, të cilat do të jenë fokusi bazë dhe udhërrëfyesi për zbatimin e fazës së ardhshme të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare në këtë sektor.
Sipas Metodologjisë për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare 2026–2030, Komisioni Shtetëror në periudhën e ardhshme pesëvjeçare do të përqendrohet në dy fusha horizontale: Prokurimet publike dhe Mbikëqyrjen mbi zbatimin e ligjeve, si dhe në pesë sektorë vertikalë: Gjyqësori, Shëndetësia, Urbanizmi dhe planifikimi hapësinor, Mjedisi jetësor, energjetika dhe burimet natyrore, si edhe Transporti dhe objektet infrastrukturore.
Në periudhën e ardhshme, Komisioni Shtetëror do të organizojë gjithsej 14 punëtori njëditore, nga dy për secilën fushë, në të cilat do të identifikohen problemet prioritare që gjenerojnë nivel të lartë korrupsioni, dhe për kapërcimin e tyre do të hartohen masa dhe aktivitete, si dhe do të përcaktohen institucionet kompetente për realizimin e tyre.













