Rritet efikasiteti dhe besimi në sistemin antikorrupsion, por është i domosdoshëm koordinim më i mirë dhe azhurimi
9. Dhjetori – Dita ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit
Me prezentimin e aktiviteteve kyçe, rezultatet dhe sfidat e ardhshme në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave, Komisioni shtetëror për parandalim të koorupsionit e shënon 9-Dhjetorin si Ditë ndërkombëtare për luftë kundër koorupsionit.
Në ngjarjen në të cilën morrën pjesë përfaqësues nga qeveria Ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqsori, vetqeverisja lokale, sektori joqeveritar dhe privat, mediat dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, por e cila sipas rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19 u realizua në formë hibride, ndër tjerash është shpërndarë se për dy vite jo të plota nga puna e përbërjes aktuale të Komisionit shtetëror për parandalim të koorupsiont, janë marrë vendime për gjithsej 713 lëndë. Nga ato, 374 vendime nga fusha e korrupsionit, 156 nga fusha e konfliktit të interesave, 70 vendime kanë të bëjnë me mosrespektimin e rregullativave ligjore gjatë kohës së procesit zgjedhor, kurse 113 vendime kan të bëjnë në kontrollimin e gjendjes së pronës për funksionarët.
Gjatë kësaj periudhe, Komisioni ka ngritur edhe 340 procedura me iniciativë të vet, kurse ndërkohë ka pranuar dhe rishikuar nga afër 1700 fletëparaqitje nga qytetarët, organizata dhe institucione për dyshim për ekzistimin e korrupsionit, keqpërdorimit dhe konfliktit të interesave.
Në mënyrë plotësuese, është bërë edhe kontrollim anti-korrupsion i 16 ligjeve, dhe duke iu falemenderuar bashkëpunimit të mirë me institucionet shtetërore dhe organizatat qytetare, është bërë edhe strategji e re pesëvjeçare për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, me plan të aktiviteteve deri në fund të viti 2024.
’’Për Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit inkurajuese janë rezultatet nga hulumtimet të cilët treguan se ka rritje të perceptimit pozitiv të qytetarëve, e veçanërisht tek treguesit, dhe përgaditja e tyre për të paraqitur veprimtari joligjore dhe korruptive. Ajo, gjithsesi është tregues se ka rritje të besimit tek qytetarët në sistemin për preventivë dhe parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave në kuadër të së cilës vepron ky Komision. Kuptohet, ne patjetër që ta shfrytëzojmë këtë trend dhe në mënyrë plotësuese t’i inkurajojm qytetarët që t’i paraqesin të gjitha proceset joligjore dhe anti-korrupsion, duke iu ofruar mbrojtje efikase. Ndërkohë, lufta kundër këtyre dukurive kërkon angazhim të të gjitha niveleve të shoqërisë dhe për këtë arsyje me rëndësi të veçantë është që të gjitha institucionet të ndërmarrin aktivitete në kuadër të kompetencave të veta dhe ta zmadhojnë azhurimin, sepse vetëm me aksion të koordinuar dhe të përbashkët mundemi të arrijmë rezultate edhe më të mira’’ tha kryetari i Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit Biljana Ivanovska.
Për nevojën e rritjes së efikasitetit të sistemit për antikorrupsion dhe nevojës për koordinimin e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit qytetar, tregon edhe zëvendës kryetari i Parlamenteti, Goran Misovski, shefi i Delegacionit të BE, Dejvid Gir, zëvendësi i kryetarit të Qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski, ministri për Drejtësi, Bojan Mariçiq dhe përfaqësuesi i platfomës për organizata qytetare për luftë kundër korrupsionit, Misha Popoviq.
’’Me rritjen e kompetencave dhe mandatit të zgjëruar, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit ka rol qendror në orvatjet për luftë kundër korrupsionit. Që ta bënë atë më efikas, nevojitet që të përkrahet me resurse adekuate buxhetore dhe finansiare dhe sipas rekomandimeve të saj të ketë qasje adekuate. Mometalisht BE siguron përkrahje të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit me qëllim që të përforcohet integriteti, transparenca dhe raportet e institucioneve shtetërore. Dita ndërkombëtar për luftë kundër korrupsionit na rikujton se ajo është përgjegjësi për tërë shoqërinë që kërkon aksion dhe vendosshmëri nga të gjithë ne’’, tha shefi i Delegacionit të BE në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.
Ngjarja për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit ishte organizim i përbashkët dhe i përkrahur nga projekti “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike” që është i finansuar nga BE.
Të gjithë ngjarjen mund ta ndiqni në lidhjen vijuese: https://www.youtube.com/watch?v=O4LUFxLYezQ