Takimi i mbajtur me delegacion parlamentar nga Austria
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbajti takim me delegacionin parlamentar nga Austria, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të vizitës studimore, delegacioni parlamentar nga Austria, përveç KSHPK-së, do të mbajë takime edhe me institucione të tjera shtetërore me qëllim të ofrimit të mbështetjes për zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska dhe anëtarët e KSHPK-së të pranishëm, i njoftuan me pak fjalë deputetët austriakë për statusin dhe kompetencat ligjore të KSHPK-së, mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së, aktivitetet e tanishme dhe të planifikuara si dhe sfidat me të cilat përballet KSHPK-ja në funksionimin e saj.
Delegacioni parlamentar nga Austria tregoi interes për veprimin e autoriteteve të përgjegjshme ndaj nismave dhe rekomandimeve të KSHPK-së, për pavarësinë e KSHPK-së dhe për opinionin publik mbi problemin e korrupsionit dhe besimin e qytetarëve në KSHPK.
U diskutua për nevojat e KSHPK-së si dhe për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit. Në këtë rast, nga ana e mysafirëve nga Austria u shpreh gatishmëria për të krijuar bashkëpunim dhe për të dhënë mbështetjen e nevojshme për forcimin e statusit të KSHPK-së për zbatimin më efektiv të kompetencave ligjore.
Në fund të takimit, u shpreh kënaqësia e përbashkët për takimin e realizuar dhe gatishmëria për bashkëpunim.