Punëtori për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Denoncuesve
Më 25.05.2023, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup mbajti punëtori për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Denoncueseve dhe rregulloreve që rrjedhin prej tij.
Në punëtorinë me prezantimet e tyre morën pjesë eksperti i jashtëm i punësuar nga OSBE-ja, Ivan Todorovski dhe personi i autorizuar për denoncim të mbrojtur të brendshëm dhe të jashtëm në KSHPK, Mr. Irena Popovska. T pranishëm në këtë punëtori ishin persona të autorizuar për pranim të denoncimeve nga denoncues nga rreth 14 institucione të sektorit publik. Në punëtorinë u prezantuan shembuj ndërkombëtarë të lidhur me regjistrimin e mbrojtur dhe shembuj nga praktika e mëparshme maqedonase për trajtimin e rasteve konkrete dhe u mbajt një diskutim konstruktiv ndërmjet të pranishmëve.