Seanca e 100 – të e KSHPK – së
Në bazë të nenit 22 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (Gazeta zyrtare e RM-ës nr.12/19) dhe nenit 9 nga Rregullorja e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, solli,
VENDIM
Për thirrje të seancës së 100-të të
Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 06.02.2024 (e martë), me fillim në ora 10:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Propozim-procesverbal i seancës së 98-të të KSHPK-së, të datës 11.01.2024; Propozim-procesverbal i seancës së 99-të të KSHPK-së, të datës 26.01.2024; Propozim procesverbal i vazhdimit të seancës së 99-të të datës 30.01.2024; Propozim procesverbal për veprimin sipas denoncimeve nga denoncuesit të datës 30.01.2024;
- Raport për punën e KSHPK-së për vitin 2023;
- Raport vjetor për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025;
- Veprimi sipas lëndëve konkrete;
- Pyetje dhe propozime;