Përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit morën pjesë në Konferencën e 25-të Profesionale dhe në Asamblenë e Përgjithshme të EPAC/ECAN, të mbajtura në Budva, Mali i Zi
Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), m.r Servet Demiri, dhe Sekretarja e Përgjithshme e KSHPK-së, m.r Maja Konevska, morën pjesë në Konferencën e 25-të Profesionale dhe në Asamblenë e Përgjithshme të EPAC/ECAN, të mbajtura në Budva, Mali i Zi, nga data 5 deri më 7 tetor 2026.
Gjatë konferencës, vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit konkret të mekanizmave për parandalimin dhe identifikimin e rasteve të korrupsionit, forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, mbikëqyrjes, ruajtjes së interesave financiare të Bashkimit Evropian, si dhe mundësive që ofrojnë teknologjitë bashkëkohore dhe inteligjenca artificiale në luftën kundër korrupsionit.
Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira lidhur me shfrytëzimin e teknologjive të reja dhe inteligjencës artificiale në luftën kundër korrupsionit, me synim identifikimin më të mirë të rreziqeve dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve kompetente në trajtimin e tyre.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të KSHPK-së shërbeu si mundësi për ndarjen e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet dhe rrjetet evropiane.














