Filloi mandati i përbërjes së re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Kryetarja e sapo zgjedhur e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e përbërjes së re të KSHPK-së Cveta Ristovska, Sofia Spasova Medarska, Besnik Xhemailji, Biljana Karakashova Shulev, Servet Demiri dhe Zoran Bogoevski, dhanë deklarat solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas dhënies së deklaratës solemne, Kryetarja Dimitrovska dhe anëtarët e përbërjes së re të KSHPK-së, në hapsirat e KSHPK-së, mbajtën takim me Kryetaren dhe anëtarët e përbërjes së mëparshme të KSHPK-së.
Në takim, ish-kryetarja Biljana Ivanovska dhe ish anëtarët e KSHPK-së i uruan suksese në punën e tyre kryetares së sapo zgjedhur dhe anëtarëve të KSHPK-së. Njëkohësisht, ata i njoftuan me aktivitetet e nisura dhe të realizuara, si dhe me sfidat me të cilat po përballej KSHPK-ja në funksionimin e saj.
Bashkërisht u theksua se është e nevojshme të vazhdohet procesi i vazhdueshëm i zhvillimit të KSHPK-së, në mënyrë që të forcohet statusi i saj si dhe zbatimi efektiv i kompetencave të saj ligjore në drejtim të parandalimit më të suksesshëm të korrupsionit.