Njoftim për ndalesat dhe kufizimet që vlejnë gjatë periudhës së zgjedhjeve të shpallura
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në përputhje me Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, me numër 09-5125/1, të datës 7 gusht 2026, me qëllim të informimit në kohë dhe transparent të të gjitha institucioneve shtetërore në Komunën e Bërvenicës, partive politike, pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, si dhe publikut, lidhur me ligjshmërinë e përdorimit dhe disponimit me mjetet buxhetore, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe Kodin Zgjedhor, thekson gjendjet në vijim për periudhën nga dita e miratimit të Vendimit deri në përfundimin e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës:
- Ndalimi për investime të reja dhe pagesa të jashtëzakonshme
– Nuk mund të fillojë ndërtimin, me mjete nga buxheti ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike apo të personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, të objekteve të reja të infrastrukturës, siç janë rrugët, ujësjellësit, linjat e transmetimit të energjisë elektrike, kanalizimet dhe objektet e tjera, ose të objekteve për veprimtari shoqërore – shkollave, kopshteve dhe objekteve të tjera, përveç nëse për këtë qëllim paraprakisht janë siguruar mjete nga buxheti, përkatësisht nëse bëhet fjalë për realizimin e një programi të miratuar në bazë të ligjit në vitin aktual;
– nuk mund të kryhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmave sociale ose pagesa të tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike, të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transferet dhe pagesat vjetore ose transferet e njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike, as të tjetërsohet kapitali shtetëror, e as të nënshkruhen marrëveshje kolektive;
– nuk mund të fillohet procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për përfundimin e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara pezullohen, përveç rasteve të punëve urgjente dhe të domosdoshme.
- Ndalimi për shfrytëzimin e burimeve të kundërligjshme dhe anonime të financimit gjatë zgjedhjeve
– Partia politike ose kandidati në zgjedhje nuk guxojnë të mbledhin dhe shfrytëzojnë mjete të kundërligjshme ose nga burime anonime.
- Përcaktimi i keqpërdorimit të financimit të partisë politike gjatë kohës së fushatës zgjedhore
– Nuk mundet prona në pronësi të: Republikës së Maqedonisë së Veriut ose njësive të vetëqeverisjes lokale ose mjetet buxhetore ose mjetet nga fondet publike, ndërmarrjet publike, institucionet publike ose personat e tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, përmes punëve investuese ose në mënyrë tjetër, të shfrytëzohen për një fushatë zgjedhore ose për të financuar veprimtari të tjera politike.
- Dhënia ryshfet zgjedhësve
– Nuk lejohet të kryhet ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, duke i dhënë ose duke i premtuar një dhuratë apo përfitim tjetër, për vete ose për një person tjetër, një votuesi gjatë zgjedhjeve, me qëllim që ai të votojë ose të mos votojë, apo të votojë për një kandidat të caktuar.
- Në periudhën prej 20 ditësh para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të komunës ose të anëtarëve të këshillit, përkatësisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe të Qytetit të Shkupit, nuk mund:
– të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose vënies në përdorim të objekteve të financuara me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike apo të personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturë, siç janë rrugët, ujësjellësit, linjat e transmetimit të energjisë elektrike, kanalizimet, fushat sportive dhe objektet e tjera, ose objektet për veprimtari shoqërore, si shkollat, kopshtet dhe objektet e tjera. Me ndalesën për mbajtje të ngjarjeve publike nuk nënkupton, në veçanti, dhënien e një deklarate publike nga një bartës i funksionit publik ose kandidat për bartës të funksionit publik në tubim, intervistë në media, debat në media ose përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve;
– nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre, në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, Ministria e Financave është e obliguar që të gjitha pagesat buxhetore, përveç pagave të rregullta, pensioneve dhe shpenzimeve komunale, t’i publikojë në mënyrë transparente në ueb-faqe, në një bazë të veçantë të të dhënave për shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore, dhe
– Ministria e Financave, dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve, paraqet raportin financiar parazgjedhor, i cili do të përfshijë një pasqyrë të të gjitha të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga Buxheti, sipas zërave, për periudhën nga fillimi i vitit fiskal deri në ditën e paraqitjes së raportit, i cili publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Financave.
– ndalohet përdorimi i hapësirave të zyrave, pajisjeve të zyrës dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore, përveç personave për të cilët zbatohen dispozita të veçanta për mbrojtjen e personit;
– Në afat prej 10 ditësh nga miratimi i vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjithë personat e tjerë juridikë që menaxhojnë kapital shtetëror, kanë për detyrë në Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit të dërgojnë të dhëna për numrin, llojin, targat e regjistrimit dhe gjendjen e automjeteve të cilat i kanë në dispozicion, në formë elektronike në një model të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, të publikuar në faqen e internetit; dhe
– ndalohet ushtrimi dhe tentativa për ushtrim të presionit dhe frikësimit ndaj votuesve ose anëtarëve të familjeve të tyre apo personave të afërt me ta.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do ta monitorojë këtë proces zgjedhor dhe, në rastet kur ekzistojnë baza për dyshime për shkelje të dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe të Kodit Zgjedhor, do t’i konsiderojë ato si përgjegjësi të personave përgjegjës në organet shtetërore dhe subjektet e tjera, do të ndërmarrë masa për konstatimin e dyshimeve të tilla, do t’i njoftojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërmarrjen e aktiviteteve në kuadër të kompetencave të tyre.
Gjatë periudhës së zbatimit të aktiviteteve që lidhen me këto zgjedhje, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, nuk ka kompetencë dhe nuk jep mendime lidhur me kërkesat e parashtruara për mendime që kanë të bëjnë me mënyrën e veprimit të organeve të pushtetit shtetëror dhe të pushtetit lokal dhe organeve të tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, organeve rregullatore, shoqërive tregtare të themeluara nga shteti dhe institucioneve të tjera të themeluara nga shteti.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në funksion të monitorimit dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe të të gjithë procesit zgjedhor, do të realizojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mediat, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët dhe, për këtë qëllim, inkurajon të gjithë publikun që në kohë të raportojë rastet e shkeljes së ndalesave të përcaktuara në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe në Kodin Zgjedhor.











