IMPLEMENTIMI I SISTEMIT TË INTEGRITETIT NË NIVEL LOKAL
Më 12.09.2024 në Ohër, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Misioni i OSBE-së në Shkup mbajtën të tretin nga katër ngjarjet e planifikuara me kryetarët e komunave dhe personat udhëheqës të vetëqeverisjes lokale, për të përmbledhur bashkëpunimin e tanishëm në pjesën e zbatimit të sistemit të integritetit në nivel lokal. Në ngjarje morën pjesë kryetarët e komunave nga rajoni planor Jugperëndimor dhe Pellagonisë.
Në ketë ngjarje fjalë hyrëse mbajti zëvendës nënkryetari i Komisionit Shtetëror, z. Servet Demiri dhe Zyrtari i Lartë për Demokratizimin në Misionin e OSBE-së në Shkup, z. Francesco Bilalli, të cilët theksuan rolin e integritetit në parandalimin e korrupsionit, duke theksuar se kryetarët e komunave duhet të shërbejnë si shembull dhe përmes sjelljes së tyre etike, ligjore dhe profesionale, të frymëzojnë, motivojnë dhe mbështesin krijimin e një shoqërie më të mirë me tolerancë zero për korrupsionin.
Nënkryetari i Komisionit Shtetëror z. Servet Demiri dhe anëtarët e KSHPK-së, së bashku me z. Bilalli riafirmuan angazhimin e tyre për zbatimin e sistemit të integritetit dhe parandalimit të korrupsionit, në drejtim të bashkëpunimit të mëtejshëm të forcuar me njësitë e vetëqeverisjes lokale.