TAKIM ME MISIONIN EKSPERT TË AGJENCISË PUBLIKE FRANCEZE PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PROJEKTEVE PËR BASHKËPUNIM TEKNIK NDËRKOMBËTAR (EXPERTISE FRANCE)
Më datë 20.05.2025, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit realizoi takim me përfaqësuesit e misionit ekspert nga Franca, në të cilin morën pjesë znj. Lise Chipault, gjyqtare dhe anëtare e Byrosë së GRECO-s, znj. Helena Papa, eksperte afatgjatë për transparencë, parandalimin e pastrimit të parave dhe krimin financiar, si dhe znj. Aneta Arnaudovska, eksperte kombëtare për sundimin e ligjit dhe kundër-korrupsion.
Përfaqësuesit e misionit ekspert të Francës shprehën mirënjohje për takimin e realizuar dhe njoftuan se misioni në vendin tonë është pjesë e projektit të Agjencisë Publike Franceze për Hartimin dhe Zbatimin e Projekteve për Bashkëpunim Teknik Ndërkombëtar (Expertise France), i cili synon mbështetjen e iniciativave kundër korrupsionit, me fokus të veçantë në mbështetjen e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në analizën e zbatimit të Programës dhe Planit të Veprimit për parandalim dhe ndjekje të korrupsionit në gjyqësor për periudhën 2022–2025, të miratuar nga Këshilli Gjyqësor, si dhe në hartimin e një programi të ri për periudhën 2026–2029.
Tema e diskutimit në takim ishte mekanizmat dhe masat për parandalimin e korrupsionit dhe ndërtimin e integritetit në sektorin publik, me fokus të veçantë në sistemin gjyqësor, si dhe sfidat dhe nevoja për ndërtimin e koordinuar të sistemit të integritetit në të gjitha sektorët, veçanërisht në prag të procesit të përgatitjes së Strategjisë së re Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit për periudhën 2026–2030.
Takimi përfundoi me gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të integritetit në sistemin gjyqësor dhe një qasje strategjike efektive për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit gjatë periudhës pesëvjeçare të ardhshme.
