Është mbajtur seancë mentorimi me përfaqësues të komunave, në kuadër të projektit “Komunitete me integritet”
Në kuadër të projektit “Komunitete me integritet”, më 30 shtator 2025, u organizua një seancë mentorimi me temën: “Mbrojtja e denoncuesve dhe përpilimi i aktit të brendshëm për raportim të mbrojtur të brendshëm”, e dedikuar për personat me integritetit dhe personat e autorizuar për raportim të mbrojtur, përfaqësues nga komunat partnere të përfshira në projekt: Manastiri, Gazi Babë, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë.

Qëllimi i trajnimit ishte të forcohen njohuritë dhe kapacitetet e pjesëmarrësve lidhur me rëndësinë e raportimit të mbrojtur, kornizën ligjore, si dhe roli dhe përgjegjësitë e personave të autorizuar për pranimin e raportimeve nga denoncuesit.
Në seancën mentoruese u prezantuan shembuj të lidhur me raportimin e mbrojtur nga praktika e deritanishme gjatë trajtimit të rasteve konkrete dhe u zhvillua një diskutim konstruktiv midis pjesëmarrësve.
Trajnimin e realizoi personi i autorizuar për raportim të mbrojtur të brendshëm dhe të jashtëm në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), znj. Irena Popovska, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndërinstitucionale, e realizuar përmes trajnimeve.
Projekti “Komunitete me integritet” vazhdon të punojë me komunat për forcimin e sistemeve të integritetit përmes arsimimit të vazhdueshëm, mentorimit dhe mbështetjes në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të brendshme.
Projekti “Komunitete me integritet” mbështetet nga Qeveritë e Zvicrës dhe Suedisë, ndërsa zbatohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).