U MBAJT PUNTORIA TEMATIKE PËR FUSHËN E PROKURIMEVE PUBLIKE, NË KUADËR TË PËRGATITJES SË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT 2026-2030
Në kuadër të përgatitjeve për Strategjinë e re Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026-2030, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 24.11.2025, me mbështetjen e projektit “Komunitete me Integritet”, i financuar nga qeveritë e Zvicrës dhe Suedisë dhe i zbatuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), organizoi puntori tematike gjatë gjithë ditës. Gjatë saj, bazuar në vizionin, qëllimet strategjike dhe problemet kyçe të përcaktuara më parë, u hartuan masa dhe aktivitete për tejkalimin e problemeve prioritare, si dhe u përcaktuan institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre, në fushën horizontale të PROKURIMEVE PUBLIKE.
Në puntorinë ishin të ftuar përfaqësues të organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave, fondacioneve, sektorit privat dhe mediave, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në konfirmimin e problemeve dhe rreziqeve të identifikuara më parë, në identifikimin e rreziqeve të reja, si dhe në përcaktimin e masave, aktiviteteve dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tyre.
Sipas Metodologjisë për përpilimin e Strategjisë Kombëtare 2026-2030, Komisioni Shtetëror gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm do të përqendrohet në dy fusha horizontale: Prokurimet Publike dhe Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, si dhe në pesë sektorë verticalë, konkretisht në: Drejtësi, Shëndetësi, Urbanizm dhe Planifikim Hapësinor, Mjedisi, Energjia dhe Burimet Natyrore, si dhe Transporti dhe Objektet Infrastrukturore.
Gjatë periudhës së ardhshme, Komisioni Shtetëror do të organizojë çdo ditë punëtori gjithëditore për secilën fushë/sektor, ku do të identifikohen problemet prioritare që gjenerojnë një nivel të lartë korrupsioni, dhe për tejkalimin e tyre do të hartohen masa dhe aktivitete, si dhe do të përcaktohen institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre.













