KSHPK-ja konstatoi mosrespektimin e detyrimit për deklarimin e gjendjes pronësore nga 35 kryetarë të komunave të mëparshëm dhe 19 kryetarë të komunave të sapozgjedhur
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në përputhje me nenin 17 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave, regjistron dhe ndjek gjendjen pronësore dhe interesat.
Në përputhje me nenin 82, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave, të gjithë kryetarët e zgjedhur të komunave në Zgjedhjet Lokale 2025 kanë detyrimin që, jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve, të dorëzojnë deklaratë për gjendjen pronësore dhe interesat.
Gjithashtu, në përputhje me nenin 82, paragrafi 3 të ligjit të theksuar, pas përfundimit të detyrës si kryetar komune, ata kanë detyrimin të dorëzojnë deklaratë për gjendjen pronësore.
KSHPK-ja realizoi kontroll në regjistrin e gjendjes pronësore dhe interesave dhe konstatoi gjendjen e mëposhtme:
- 35 persona pas përfundimit të detyrës si kryetarë të komunave nuk kanë dorëzuar deklaratë për gjendjen pronësore dhe interesave (ЛИНК) dhe
- 19 persona pas zgjedhjes në detyrën e kryetarëve të komunave nuk kanë dorëzuar deklaratë për gjendjen pronësore dhe interesat e tyre (ЛИНК),
për të cilët do të fillojë procedura sipas ligjit, me lëshimin e një urdhri penal për shkelje.
KSHPK-ja do ta ndjekë gjendjen dhe për të gjithë personat e përmendur, të cilët nuk do ta përmbushin detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratave, do të fillojë procedura për verifikimin e gjendjes së tyre pronësore dhe interesave.









