Pjesëmarrje në ngjarjen “Promovimi i mjetit të avancuar IT për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Reformën e Administratës Publike”
Sot, anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Servet Demiri, mori pjesë në ngjarjen me temë “Promovimi i mjetit të përmirësuar IT për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për reformën e administratës publike”.
Me promovimin e mjetit të ri IT, të gjitha palët e përfshira u informuan për përdorimin, rëndësinë dhe përfitimet e tij, si dhe u nxitën të marrin pjesë në bashkëpunim aktiv dhe implementim.
Në ngjarje, në pjesën e panelit –në mënyrë aktive në diskutim mori pjesë anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Servet Demiri, i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e mjeteve digjitale për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe ndjekjes efektive të punës. U theksua gjithashtu se këto zgjidhje kontribuojnë në forcimin e integritetit, zvogëlimin e rreziqeve nga korrupsioni dhe përmirësimin e luftës kundër korrupsionit.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet shtetërore, kor diplomatik, organizata ndërkombëtare dhe rajonale, zyrtarë publikë, si dhe përfaqësues të sektorit civil.
Ngjarja përfshiu gjithashtu një panel-diskutim të dedikuar për rritjen e transparencës përmes inovacionit dhe digjitalizimit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga komuniteti akademik, ekzekutivi dhe institucionet e pavarura.











