Takim me ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajti takim pune me Ambasadorin e Republikës Franceze, Z. Kristof Le Rigoler, dhe Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Znj. Petra Dreksler, të shoqëruar nga ekipet e tyre ekspertë.
Takimi ishte një mundësi për një shkëmbim të hapur dhe thelbësor të mendimeve mbi gjendjen në fushën e parandalimit të korrupsionit, si dhe mbi kapacitetet institucionale, kompetencat dhe aktivitetet aktuale të KSHPK-së.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe roli i KSHPK-së në realizimin e agjendës reformuese të shtetit, si një nga proceset kyçe për forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e besimit në institucionet publike. U vu veçanërisht theksi mbi rëndësinë e parandalimit dhe luftës efektive kundër korrupsionit si një kusht thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit dhe për afrimin e suksesshëm drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht në kuadër të përmbushjes së obligimeve nga Kapitujt 23 dhe 24.
Në takim u theksua se KSHPK-ja përfaqëson një nga shtyllat qendrore institucionale të sistemit kundër korrupsionit, ku pavarësia, funksionaliteti dhe veprimi efektiv kanë rëndësi thelbësore për ndërtimin e besimit publik dhe të institucioneve demokratike të qëndrueshme.

KSHPK-ja e konfirmoi angazhimin e saj për një bashkëpunim të hapur, proaktiv dhe institucionalisht përgjegjës me partnerët ndërkombëtarë, në drejtim të mbështetjes së përbashkët të proceseve reformuese dhe integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Si përfundim i përbashkët i takimit, u theksua rëndësia e një mbështetje të vazhdueshme dhe sistematike ndaj aktiviteteve për përmbushjen e kompetencave të KSHPK-së, si dhe për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj, me qëllim përmirësimin e politikave kombëtare kundër korrupsionit dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane.









