Takim pune i kryetarit të KSHPK-së, Adem Çuçul, me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, mbajti takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në drejtim të parandalimit më efikase dhe luftës kundër korrupsionit.
Në fokus të takimit ishte avancimi i shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe informacioneve ndërmjet KSHPK-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim sigurimin e qasjes më të shpejtë, më efikase dhe më të sigurt në të dhënat me rëndësi për procedimin e çështjeve në kompetencë të të dyja institucioneve.
Kryetari Çuçul theksoi rëndësinë e vendosjes së mekanizmave funksionalë për shkëmbimin në kohë dhe efikas të të dhënave, veçanërisht për nevojat e verifikimit të të dhënave për gjendjen pronësore dhe interesave të personave të zgjedhur dhe të emëruar.
Bashkëbiseduesit konfirmuan përcaktimin e përbashkët për forcimin e integritetit institucional, sundimit të ligjit dhe luftës jo përzgjedhëse kundër korrupsionit, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve dhe mekanizmave konkretë për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve.
KSHPK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme mbeten të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimin e një sistemi më efikas për parandalimin, zbulimin dhe luftimin e korrupsionit.














