KSHPK-ja i fuqizon kapacitetet për përdorimin e mjeteve digjitale dhe të inteligjencës artificiale
Më 4 nëntor 2026, në ambientet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, u mbajt punëtori me temë: „Përdorimi efektiv i mjeteve digjitale dhe i mjeteve të mbështetura nga inteligjenca artificiale“.
Punëtoria u realizua në kuadër të „Programit për Mbështetjen e Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut“, projekt i Qeverisë së Zvicrës, i cili zbatohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES).
Ngjarjen e hapën me fjalimet e tyre kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, dhe Afërdita Haxhijaha Imeri, menaxhere e lartë e programeve dhe këshilltare për përfshirjen sociale në IFES, duke theksuar rëndësinë e temës që ishte objekt i trajnimit.
Punëtoria kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive praktike të të punësuarve në Sekretariatin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për zbatimin e mjeteve bashkëkohore digjitale në punën e përditshme. Nëpërmjet ushtrimeve praktike, të përshtatura sipas nevojave të institucionit, u shqyrtuan mundësitë e përdorimit të tyre për hulumtim, përgatitjen dhe përmbledhjen e dokumenteve, analizën e të dhënave, menaxhimin e njohurive, si dhe thjeshtimin e detyrave rutinore.
Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, nevojës për verifikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së përmbajtjeve të gjeneruara, si dhe mbrojtjes së informacioneve konfidenciale dhe të ndjeshme.
Përmes aktiviteteve të këtij lloji, KSHPK-ja vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të të punësuarve, si dhe në avancimin e efikasitetit dhe cilësisë së punës së saj.














