NJOFTIM
Me rastin e akuzave të nxjerra nga partia politike VMRO DPMNE në publik për mospunim dhe mosveprim të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Komisioni Shtetëror e konsideron të nevojshme të tregojë në vijim:
Integriteti i fortë i institucioneve është një domosdoshmëri për të gjitha shoqëritë demokratike të zhvilluara. Duke filluar nga kjo, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, apelon që të mos përdoren sulme të paarsyeshme ndaj këtij institucioni që punon në interes të të gjithë qytetarëve, për të cilën edhe është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komisioni vepron në mënyrë transparente dhe të shpejtë në përputhje me kompetencat e saj ligjore, për të cilat është i informuar i gjithë publiku. Rezultatet e punës së Komisionit janë publike, por në të njëjtën kohë dëshmojnë për përparime serioze në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
Në vend të sulmeve të paargumentuara me efekt të shkurtër, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve, partive politike, organizatave dhe të ngjashmeve që t’i raportojnë të gjitha rastet për të cilat kanë dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi. Gjithashtu, në mënyrë që të kemi progres më të madh si shoqëri, kërkojmë përpjekje të përbashkëta për procesim sa më efikas dhe më aktual të lëndëve që KSHPK-ja ua dorëzon institucioneve kompetente që kanë kompetenca për veprim të mëtutjeshëm.
Për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është me rëndësi të madhe mbështetja e të gjithë përkrahësve të luftës kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave, sepse vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të krijojmë një shoqëri më të drejtë.