Takim i mbajtur me Koll Radoviç, këshilltar juridik në Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Më 18 mars 2022, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), u mbajtë takim me Koll Radoviç, këshilltar juridik në Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Takimi u mbajt me kërkesë të z. Koll Radoviç për të njohur Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe kompetencat e tij ligjore si dhe bashkëpunimin e KSHPK-së me organet e tjera kompetente në luftën kundër korrupsionit dhe në veçanti me Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këshilltari juridik i SHBA-së z. Radoviç, nga ana e kryetares dhe anëtarët e KSHPK-së, u njoh me kompetencat e KSHPK-së si dhe me aktivitetet e saj aktuale.
Z. Radoviç, i cili është edhe ish-prokuror federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte veçanërisht i interesuar për bashkëpunimin e KSHPK-së me Prokurorinë Publike, si dhe për veprimet e prokurorisë pas iniciativave të paraqitura nga KSHPK-ja për fillimin e procedurës penale.
Në të njëjtën kohë, u diskutua për mënyrat se si të përmirësohet bashkëpunimi i KSHPK-së me Prokurorinë Publike, domethënë se si KSHPK-ja të marrë rregullisht informacione për veprimet e Prokurorisë sipas iniciativave të saj.
Gjatë takimit, Koll Radoviç shprehu mbështetje për punën e KSHPK-së dhe theksoi angazhimin e KSHPK-së në përmbushjen e kompetencave të saj ligjore, duke theksuar se e njëjta është e dukshme në publik.
Në fund, nga të dyja palët u shpreh kënaqësia për takimin e realizuar dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.