Takimi i mbajtur me Joana Kozma, drejtoreshë e Zyrës IFES në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Më 17 gusht 2022, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajti takim me Joana Kozma, drejtoreshë e Zyrës së Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Takimi u mbajt me kërkesë të Zyrës së IFES-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të shqyrtimit të aktiviteteve dhe projekteve prioritare të KSHPK-së që mund të mbështeten nga IFES, në kuadër të projektit që do të zbatohet nga IFES në 18 muajt e ardhshëm që do të mbulohet financiarisht nga USAID.
Nga ana e drejtoreshës Joana Kozma u vu në dukje se në kuadër të projektit, IFES, ekziston mundësia për të siguruar mbështetje për KSHPK-në në disa fusha të tilla si monitorimi i financimit politik, monitorimi i keqpërdorimit të fondeve shtetërore, bashkëpunimi me institucione të tjera në fushën e parandalimit dhe shtypjes së korrupsionit, ngritja e ndërgjegjësimit publik, trajnimi i punonjësve të KSHPK-së, sigurimi i pajisjeve teknike për nevojat e KSHPK-së dhe të tjera.
Nga kryetarja dhe anëtarët e KSHPK-së, drejtoresha Joana Kozma u njoh me aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të KSHPK-së, ku u shkëmbyen ide për mundësitë e krijimit të bashkëpunimit dhe sigurimit të mbështetjes nga IFES për realizimin e tyre.
Gjatë takimit u ra dakord që KSHPK-ja të përgatisë një listë me propozime për fushat e bashkëpunimit, si dhe një listë të aktiviteteve dhe projekteve që do të mbështeten nga IFES, pas së cilës së bashku do të përcaktohen aktivitetet që do të mbështeten.
Në fund të takimit është shprehur kënaqësia e ndërsjellë për bashkëpunimin e arritur deri më tani dhe gatishmëria për të vazhduar në të ardhmen.