Është mbajtur takimi dytë i Këshillit Drejtues të projektit “Përkrahja e BE-së për sundimin e së drejtës”
Projekti IPA 2020 i BE-së “Mbështetja e BE-së për sundimin e së drejtës”, i cili duhet të përfaqësojë një kthesë të rëndësishme në përpjekjet e tanishme për avancimin e gjyqësorit, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, më 21 mars 2024 në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajti takimin e dytë të Këshillit drejtues. Takimi shërbeu si një platformë në të cilën ekipi i projektit nga të katër komponentët e projektit prezantoi arritjet më të rëndësishme për periudhën nga shtatori 2023 deri në shkurt 2024, dhe njoftoi aktivitetet e ardhshme.
E para në takim foli Marcia Pallotta, oficere e programit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, e cila theksoi rëndësinë e projektit IPA 2020 “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit” si një mundësi për të arritur përparim në drejtësi, të drejtat e njeriut, sigurinë dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo theksoi se përparimi i arritur në gjashtë muajt e fundit paraqet një investim strategjik në të ardhmen e vendit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndër-sektorial.
Gjatë takimit, udhëheqësit e komponentëve, përkatësisht Gzhegozh Borkovski, Robert Shllajtt, Lena Anderson dhe Barbara Ligl prezantuan arritjet më të rëndësishme në komponentët e tyre. Ndërkohë, Lena Anderson, udhëheqësja e Komponentëve 3: Anti-Korrupsioni theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me KSHPK-në dhe nismat e projektit të orientuara drejt forcimit të proceseve institucionale dhe komunikimit.
Prezantimet iniciuan diskutime konstruktive me përfaqësuesit e institucioneve përfituese, të cilët shprehën mirënjohje për mbështetjen dhe kontributin e projektit në fushën e sundimit të ligjit.
Vesna Dameva, Kryetare e Këshillit Gjyqësor, e përshëndeti përparimin e konsiderueshëm të arritur në muajt e fundit si rezultat i përkushtimit të ekspertëve të Komponentit 1 dhe me padurim pret rezultatet që do të dalin nga projekti në periudhën e ardhshme. Sasho Jovanovski, Udhëheqës i njësisë së korrupsionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme përgëzoi Robert Shllajt, Lider i Komponentit 2, si dhe drejtimin e gjithë projektit për udhëheqjen që kanë treguar në hetimet e parandalimit të krimit, duke parashikuar sukses të vazhdueshëm edhe në periudhën e ardhshme trevjeçare. Besnik Xhemaili, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shprehu mirënjohje për bashkëpunimin deri më tani dhe mbështetjen që institucioni po merr nga projekti, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis institucioneve me qëllim të përmirësimit të sistemit të parandalimit të korrupsionit. Gordana Trenkovska, Zëvendës Udhëheqëse e Sektorit në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale theksoi Planin Nacional të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve si bazë për zbatimin e Garancisë Evropiane të Fëmijëve, që synon avancimin e të drejtave të fëmijëve, dhe gjithashtu theksoi se është shumë e rëndësishme forcimi i kornizave kundër diskriminimit, të cilat do të mundësonin analizimin e rasteve të diskriminimit në fusha konkrete. Diana Gjerovska, Udhëheqëse e njësisë së mbikëqyrjes së zbatimit të Masave Provuese në Administratën për ekzekutimin e Sanksioneve theksoi rezultatet e prekshme që janë arritur përmes tryezave të rrumbullakëta për sanksione alternative, duke theksuar rritjen e konsiderueshme të numrit të rasteve provuese aktive dhe ndryshimet pozitive në zbatim, që është vetëm një konfirmim për ndikimin pozitiv dhe bashkëpunimin efektiv.
Takimi, në të cilin morën pjesë 42 përfaqësues nga Delegacioni i BE-së, partnerët e konsorciumit, institucionet përfituese të projektit dhe ekspertët, mirëpritën bashkëpunimin dhe përpjekjet e bëra në drejtim të mbështetjes për një shoqëri më të drejtë dhe më transparente në Maqedoninë e Veriut.
Duke parë nga e ardhmja, projekti do të vazhdojë të mbështesë institucionet përmes hartimit të strategjive, zbatimit të fushatave të ngritjes së vetëdijes, punëtorive, trajnimeve dhe nismave të ndërtimit të kapaciteteve edhe në gjashtë muajt e ardhshëm.
Dieter Schindlauer, udhëheqësi i ekipit të projektit, si moderator i mbledhjes së Këshillit të Menaxhimit, u kujdes për diskutime dhe rezultate produktive.