Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit filloi me zbatimin e modelit CAF2020
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në vazhdimësi punon në përmirësimin e elementeve të integritetit, prandaj me mbështetjen e mekanizmit brenda vendit të Shkollës Rajonale të Administratës Publike – ReSPA, filloi me projektin e ri për zbatimin e CAF në Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në datën 28.11.2022, eksperti i CAF-ut i angazhuar nga ReSPA mbajti trajnim për punonjësit e Sekretariatit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe anëtarët e komisionit.
Udhëheqësia e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ofron mbështetje të madhe në zbatimin e CAF – si një nga instrumentet e menaxhimit të cilësisë, i cili do të ndihmojë institucionin të zbulojë dobësitë në funksionimin e përgjithshëm, duke përfshirë njerëzit, udhëheqjen, strategjinë, planifikimin etj. ., dhe të ndermirën veprime për promovimin e tyre. Përfitimet e prezantimit të modelit CAF2020 dhe në përgjithësi instrumenteve të menaxhimit të cilësisë në administratën publike, ndër të cilat është ISO, janë të shumta dhe të shumëllojshme.
Ky është një proces i vazhdueshëm, ndërsa Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të përpiqet të ndjekë trendët e institucioneve moderne evropiane, duke vënë theksin në dixhitalizimin, shkathtësinë, diversitetin dhe qëndrueshmërinë.