Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e korrupsionit mbajti takim pune me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska
Më 15 korrik 2022, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) realizoi takim pune me zëvendëskryeministren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska.
Takimi u mbajt me iniciativën e KSHPK-së dhe me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe pikëpamjeve për temat aktuale dhe vendosjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në drejtim të tejkalimit të sfidave.
Në takim u shkëmbyen informacione për përvojat e fituara dhe mësimet e nxjerra nga vizitat dhe takimet e realizuara në Republikën e Italisë, me institucionet kompetente për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit.
Në lidhje me çështjen që lidhet me vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit institucional dhe detyrimin e institucioneve për miratimin e planeve vjetore të vlerësimit të rrezikut, nga KSHPK-ja u theksua se KSHPK-ja ka miratuar Udhëzues për vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, cilat institucionet mund t’i përdorin për miratimin e planeve vjetore, me qëllim të arritjes së një sistemi të unifikuar dhe të avancuar të vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit institucional.
Me qëllim që të sigurohet shpërndarja më e shpejtë dhe e rregullt e ligjeve që i nënshtrohen verifikimit antikorrupsion të legjislacionit dhe zbatimit efikas të zgjidhjes softuerike për verifikimin antikorrupsion të legjislacionit, u theksua nevoja për sigurimin e lidhjes elektronike ndërmjet Qeverisë së Republikës. e Maqedonisë së Veriut dhe KSHPK-së.
KSHPK, në takim, kujtoi Analizën e kompetencave diskrecionare në disa fusha, të përgatitura në kuadër të Projektit IPA: Mbështetje për Riorganizimin e Shtetit, Komponenti 2: Kompetencat Diskrecionare, dhe përfundimin e Komitetit të tretë Sektorial Monitorues të IPA II. për Demokraci dhe Qeverisjen e mirë e mbajtur më 18.11.2021, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut udhëzohet të hartojë Plan Veprimi për përfshirjen e rekomandimeve për përmirësimin e kornizës ligjore për kompetencat diskrecionare në legjislacionin nacional.
Gjatë takimit u diskutua dhe u shkëmbyen mendime për çështjet aktuale në shoqëri që lidhen me luftën kundër korrupsionit.
Në fund të takimit u theksua edhe njëherë gatishmëria për bashkëpunim në drejtim të arritjes së një qëllimi të përbashkët – ndërtimi i institucioneve të përgjegjshme dhe llogaridhënëse.