KSHPK-ja do të ketë qasje elektronike në të dhënat e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërisë
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për nevojat e veprimit të tij kompetent, do të marrë të dhënat dhe dokumentet në formë elektronike nga Agjencia e Kadastrës së Patundshmërisë, duke përdorur shërbimet e internetit të disponueshme përmes Platformës Kombëtare të Ndërveprimit, në përputhje me rregulloret në fushën e qeverisjes elektronike dhe shërbimeve elektronike.
Ky Bashkëpunim për shkëmbimin elektronik të të dhënave dhe dokumenteve u mundësua me marrëveshjen e nënshkruar më 28.10.2022, midis Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të përfaqësuar nga Kryetarja Biljana Ivanovska dhe Agjencisë për Kadastër të Patundshmërisë, të përfaqësuar nga Drejtori Boris Tunxhev.
Shkarkimi elektronik i të dhënave nga Agjencia e Kadastrës së patundshmërisë do të jetë pjesë e zgjidhjes së re softuerike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përgatitja e të cilit është në fazën përfundimtare dhe që përfshin disa module: regjistrimin elektronik të gjendjes së pasurive dhe interesave, regjistrin e personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave me disa organe dhe institucione shtetërore.
Komisionit Shtetërorë me nënshkrimin e kontratës do t’i lejohet t’i marr të dhënat dhe dokumentet e nevojshme në formë elektronike me të cilat disponon Agjencia e Kadastrës së Patundshmërisë pa paraqitur kërkesa me shkrim, gjë që do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në zbatimin e kompetencave të saj ligjore, veçanërisht në pjesën e regjistrimit dhe monitorimit të gjendjes së pasurisë dhe interesave.