Memorandum bashkëpunimi i nënshkruar ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Drejtorisë së Policisë Financiare
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Goran Ivanov në prani të anëtarëve të KSHPK-së dhe menaxhmentit të Drejtorisë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
Me këtë Memorandum përcaktohen fushat dhe mënyra e bashkëpunimit në drejtim të shfrytëzimit të njohurive dhe përvojës në dispozicion, në të gjitha fushat në të cilat ekzistonë personel dhe potenciale të tjera që mund të shfrytëzohen për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta. Memorandumi synon të forcojë bashkëpunimin midis dy institucioneve përmes komunikimit të menjëhershëm, të drejtpërdrejtë dhe të ndërsjellë, i cili do të sigurojë shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve thelbësore, si dhe përmes përgatitjes së projekteve të përbashkëta për promovimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Kryetarja Tatjana Dimitrovska theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi është një lloj kornize që përmbledh takimet e mëparshme të mbajtura jozyrtare dhe qëndrimin e përbashkët se intensifikimi dhe thellimi i bashkëpunimit, si dhe veprimi i çdo institucioni brenda kompetencave të tij do të kontribuojë në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta.
Drejtori Ivanov theksoi se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Drejtoria për Policinë Financiare, të cilat janë të ngjashme në kompetencat dhe detyrimet ligjore në luftën kundër korrupsionit, do të duhet të vazhdojnë intensivisht me aktivitetet, me një veprim të pavarur, objektiv, përgjegjës dhe transparent dhe rezultatet e kësaj lufte do të jenë rezultatet e shtetit tonë në tërësi.