Misioni i ekspertëve TAIEX për krijimin e Qendrës Analitike në kuadër të KSHPK-së
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e përdor me sukses asistencën teknike afatshkurtër TAIEX për përmbushjen e kompetencës së tij.. Kështu, nga data 07.02.2023 deri më 09.02.2023 është realizuar misioni ekspert TAIEX për themelimin e Qendrës Analitike në kuadër të KSHPK-së. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian e angazhoi eksperten Margarita Dobrinina nga Republika e Lituanisë, e cila mbajti takime me aktorët e rëndësishëm: Kryetaren e KSHPK-së dhe anëtarët e KSHPK-së, Sekretaren e Përgjithshme, stafin e Sekretariatit të KSHPK-së, Ministrinë e Drejtësisë dhe përfaqësuesit e organizatave civile – anëtarë të Platformës së OJQ-ve kundër Korrupsionit. Qëllimi i misionit ekspertë ishte të vlerësojë gjendjen e tanishme të vendosjes institucionale dhe organizative dhe rregullimit ligjor me qëllim të propozimit të rekomandimeve për zgjidhjet e mundshme të dobishme për vendosjen e Qendrës Analitike në KSHPK. Qëllimi i krijimit të Qendrës Analitike në kuadër të KSHPK-së është për të forcuar kapacitetet institucionale dhe organizative për parandalimin e korrupsionit, si dhe për të rritur integritetin dhe nivelin e besimit tek qytetarët.