Njoftim për opinionin – trajnimi i mbajtur për nevojat e Akademisë Tatimore në Drejtorinë e të Ardhurave Publike
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) qëndron në pikpamjenë se procesi i edukimit të vazhdueshëm është një nga prioritetet dhe mjetet kryesore në trajtimin e korrupsionit dhe nxitjen e sjelljes etike, parandalimin e konfliktit të interesit, krijimin e kushteve për zhvillim shoqërorë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sektorin publik.
Edukimi kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e një sistemi transparent, efikas, ekonomik dhe të qëndrueshëm të parandalimit të korrupsionit.
Sipas të njëjtës, KSHPK, përmes përfaqësuesve të saj, dhe në bashkëpunim me Akademinë Tatimore pranë Drejtorisë së të Ardhurave Publike, organizoi trajnim njëditor për zyrtarët tatimorë në nivele drejtuese në njësitë rajonale të DAP në nivel shtetëror.
Trajnimi u zhvillua në ambientet e Klubit të Deputetëve për realizimin e trajnimit më 16.05.2022- të hënën nga ora 10:30-15:00, me prezencën fizike.
Trajnimi i mbuloi temat e mëposhtme:
- Metodat dhe teknikat profesionale për njohjen dhe parandalimin e sjelljeve joprofesionale, joetike ose korruptive të punonjësve,,
- Metodat dhe mënyrat për të rritur ndërgjegjësimin për punën etike, profesionale dhe anti-korrupsion dhe trajtim.
KSHPK ka për qëllim të ndihmojë në përparimin e sistemit të përgjithshëm të integritetit në të gjitha institucionet dhe për të përcaktuar efektivitetin e politikave dhe procedurave të zbatuara që lejojnë zbatimin e qëndrueshëm të standardeve të integritetit dhe për këtë arsye, është gjithmonë në dispozicion të institucioneve për zbatimin e procesit të edukimit.