NJOFTIM për takimin e mbajtur me Jeff Goldstein, Zëvendës Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup
Më 9 nëntor 2021, në hapsiarat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), u mbajt takim me Jeff Goldstein, zëvendës shef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Shkup.
Takimi u mbajt me kërkesën e Zëvendës Shefit të Misionit me qëllim njohjen e aktiviteteve të ndërmarra nga KSHPK në zbatimin e kompetencave ligjore për parandalimin e korrupsionit në politikë, gjegjësisht monitorimin e ligjshmërisë së financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale të mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tetor të vitit 2021.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Jeff Goldstein, shprehu interesim për veprimet kompetente të KSHPK-së, lidhur me procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale, shkeljet e konstatuara të ligjit si dhe vlerësimin e përgjithshëm të KSHPK-së për procesin zgjedhor. Njëkohësisht ai thekson rolin e policisë, përkatësisht informimin për keqpërdorime të caktuara të policisë në procesin zgjedhor.
Nga ana e KSHPK-së u prezantuan kompetencat e saj ligjore në lidhje me parandalimin e korrupsionit në politikë që dalin nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Kodi Zgjedhor, si dhe veprimin e KSHPK-së me rastet konkrete që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
U theksua se është vërejtur realizimi i aktiviteteve të caktuara nga ana e autoriteteve shtetërore para dhe gjatë fushatës zgjedhore, të tilla si publikimi i shpalljeve të punësimit që më pas janë vënë në heshtje dhe fillimi i prokurimeve publike për projekte të mëdha, të cilat krijojnë kushte për ndikim politik mbi elektoratin. Fenomene të tilla rrjedhin nga mosmarrëveshjet në vetë ligjet, për të cilat KSHPK do të informojë në raportin që duhet t’i dorëzojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda 90 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve.
Në lidhje me informacionin për veprime jo adekuate të policisë gjatë procesit zgjedhor, KSHPK-ja ka informuar se nuk ka kompetencë për të vepruar për veprime të tilla, dhe në lidhje me paraqitjet e marra gjatë procesit zgjedhor me pohime për keqpërdorimin e automjeteve zyrtare, të njëjtat i janë dërguar në veprime kompetente në sektorin e kontrollit të brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup u njoh me problemet me të cilat po ballafaqohet KSHPK – ja në realizimin e kompetencave të saj ligjore, para së gjithash për shkak të kapaciteteve të kufizuara materiale dhe kadrovike.
U theksua bashkëpunimi me IFES, me mbështetjen e të cilit u angazhuan 17 bashkëpunëtorë të jashtëm – vëzhgues përmes të cilëve KSHPK – ja ka bërë monitorimin në terren të aktiviteteve të pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale, si dhe 4 analistë – për të analizuar transaksionet financiare dhe të dhënat e paraqitura në raportet financiare.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e KSHPK-së me organet e tjera kompetente, para së gjithash me Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Zëvendës Kryetarin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore.
Jeff Goldstein theksoi vlerësimin pozitiv të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, nga ana e tij u shpreh mbështetja e plotë për punën e KSHPK-së si dhe kënaqësia për bashkëpunimin e deritanishëm të KSHPK-së me misionin e OSBE-së.