Për shoqëri pa korrupsion dhe institucione me integritet të fortë nevojitet veprim i përbashkët
Çdo qytetar është i rëndësishëm dhe mund të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit. Çdokush mundet dhe duhet të denoncoj korrupsionin nëse disponon informacion. Aksioni i përbashkët në luftën kundër korrupsionit, forcimin e integritetit të institucioneve, promovimin e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik dhe mbrojtjen e denoncuesve është mesazhi kryesor i kampanjës së Integritetit, e cila është pjesë e projektit “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë së Administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut” përfituesit e të cilit janë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të Lirë deri te informatat me karekter publik.
Rezultatet e sondazhit të opinionit publik, të kryer në kuadër të kësaj fushate informuese treguan se 55% e qytetarëve mendojnë se institucionet nuk merren me korrupsion, dhe 53% mendojnë se kjo dukuri është një problem i madh në shoqëri. Të anketuarit shtojnë se arsyeja e përhapjes së korrupsionit në shoqëri është për shkak të mungesës së ndëshkimeve për autorët e krimit.
“Lufta kundër korrupsionit fillon me ndërgjegjësimin dhe marrjen e vendimit individual për të ndërmarrë veprime. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit punon e përkushtuar në të gjitha rastet, por kjo nuk është e mjaftueshme. Lufta kundër korrupsionit jep rezultat vetëm nëse në të përfshihen sa më shumë institucione dhe individë. Prandaj, shpresojmë që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim më efikas me institucionet. Denoncuesit në këtë proces janë të vlersuar për guximin e tyre për të denoncuar dhe luftuar për parim etik dhe ligjor të veprimit Ne si shoqëri duhet të bëjmë më shumë për t’u dhënë atyre mbrojtje adekuate,” tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
Edhe pse ekziston Ligj i veçantë për mbrojtjen e denoncuesve në vend, hulumtimi i kryer brenda kampanjës tregon se publiku nuk është mjaftueshëm i informuar për këtë rreth 30 përqind e të anketuarve besojnë se denoncuesit nuk janë të mbrojtur sa duhet.
“Transparenca dhe integriteti i institucioneve nga njëra anë dhe qytetarëve të informuar nga ana tjetër janë parakushtet themelore për forcimin e proceseve demokratike, punën ligjiore dhe etike të administratës publike. Nëpërmjet Transparencës krijohet përgjegjësi më e madhe në punë. Ligji për qasjen në informatat me karakter publik dhe zbatimi i tij kanë një qëllim, i cili është forcimi i integritetit të institucioneve dhe rritja e transparencës. Nga këtu u bëj thirrje qytetarëve të përdorin të drejtën për qasje të lirë deri te informatat, që do të thotë të përdorin të dhënat që institucionet janë të detyruara ti publikojnë, dhe nëse nuk është kështu, ta kërkojnë atë duke përdorur ligjin për qasje të lirë, sepse në këtë mënyrë “Ata ndikojnë në efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve dhe zvoglimin e korrupsionit,” tha Plamenka Bojceva, drejtoreshë e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik.
Projekti “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është financuar nga Bashkimi Evropian.
Në promovimin e fillimit të kampanjës, Z. Frick Janmaat, Shefi i Sektorit të Delegacionit të BE-së tha: “Me këtë kampanj, ne presim që të gjithë qytetarët të përfshihen më shumë në promovimin e integritetit, të kërkojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve publike dhe të kontribuojnë në uljen e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.” Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e institucioneve shtetërore, ajo i referohet shoqërisë si një e tërë – qeverisë, institucioneve shtetërore, qytetarëve, biznesit, mediave, shoqërisë civile. Kjo na prek të gjithëve. ”
Në mënyrë që të intensifikohet lufta kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe të theksohet rëndësia e bashkëpunimit të të gjitha institucioneve, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit përgatiti Strategji Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit 2021-2025, e cila u miratua nga Parlamenti i Maqedonisë. Ky është dokumenti i parë i kësaj natyre strategjike që synon krijimin e parakushteve për luftën më efektive kundër korrupsionit.