Pjesëmarrja në punëtorinë mbi temën: “Zgjidhjet dixhitale në raportimin, shqyrtimin dhe publikimin e financimit të partive politike”
Anëtarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Katica Nikolovska dhe Udhëheqësja e Njësisë të Monitorimit të Financimit të Partive Politike dhe Kampanjave Zgjedhore dhe Korrupsionit në Prokurimet Publike, Mr. Katerina Zajkovska, morën pjesë në punëtorinë mbi temën: “Zgjidhjet dixhitale në raportimin, shqyrtimin dhe publikimin e financimit të partive politike”, e cila në organizim të Organizatës Ndërkombëtare për Sistemet Zgjedhore (IFES) u mbajtë në Pragë, Çeki, më 26 dhe 27 shtator 2022.
Në ditën e parë të punëtorisë, anëtarja e Komisionit Shtetëror Katica Nikolovska kishte prezantimin e saj mbi temën “Digjitalizimi i mbikëqyrjes së financimit të partive politike”.