Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale “Evropa Juglindore së bashku kundër korrupsionit – Zhvillimi i rezistencës rajonale”
Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili morën pjesë në Konferencën Rajonale “Evropa Juglindore së bashku kundër korrupsionit-Zhvillimi i rezistencës rajonale”, e cila u mbajt më 20 shkurt 2024 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.
Konferenca rajonale u organizua nga Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krime (UNODC) dhe me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), në rastin e zbatimit të programit 3-vjeçar rajonal “Evropa Juglindore – Së bashku kundër korrupsionit”.
Konferenca shërbeu si një rast për të vlerësuar arritjet dhe përpjekjet kolektive në luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore, si dhe për të shkëmbyer ide për veprimet e ardhshme të qëndrueshme kundër-korrupsion.
Në kuadër të panelit të parë të Konferencës – Përforcimi i sistemeve të zbulimit të fondeve përmes bashkëpunimit të përforcuar rajonal, mori pjesë Anëtarja e KSHPK-së Biljana Karakashova Shulev, ku u diskutua për rëndësinë e Marrëveshjes Ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave për verifikimin e deklaratave të gjendjes së pasurive, kuadri ligjor që është duke u vendosur për shkëmbimin e të dhënave të gjendjes së pasurive dhe bashkëpunimin midis organeve të integritetit nga vendet nënshkruese, si dhe sfidat e mundshme kur të fillojë zbatimi i tij.