Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale për zhvillimin e Udhërrëfyesit të ri Rajonal për luftën kundër korrupsionit dhe financave të paligjshme
Anëtari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK), Besnik Xhemaili dhe këshilltari Sashko Kolev si pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, në periudhën 25-27 qershor 2024 morën pjesë në Konferencën rajonale për zhvillimin e Udhërrëfyesit të ri rajonal për luftën kundër korrupsionit dhe financave të paligjshme, e cila është pjesë e platformës rajonale për monitorimin e shpejtë të zbatimit të konventës së kombeve të bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC), e mbështetur nga Zyra e kombeve të bashkuara për drogë dhe krime (UNODC).
Në konferencën rajonale, përfaqësuesit nga të gjitha juridiksionet e Ballkanit perëndimor diskutuan dhe ranë dakord për prioritetet që duhet të përfshihen në udhërrëfyesin e ri, si dhe për ndihmën teknike të nevojshme për të avancuar zbatimin e saj praktik brenda një afati kohor të rënë dakord. Udhërrëfyesi i ri pritet të përmirësojë zbatimin e masave dhe politikave ekzistuese kundër korrupsionit dhe kundër financave të paligjshme, por e njëjta do të jetë në përputhje me zbatimin e standardeve dhe rekomandimeve ndërkombëtare, duke përfshirë rekomandimet që rrjedhin nga Raportet vjetore të Komisionit evropian për përparimin e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin evropian, si dhe rekomandimet e GRECO.
Përveç pjesëmarrjes aktive në përpilimin e udhërrëfyesit të ri, përfaqësuesit e KSHPK-së së bashku me një pjesë të përfaqësuesve të tjerë të delegacionit të Maqedonisë morën pjesë edhe në seancën shtesë të organizuar nga UNODC, e cila u përkushtua strategjive kundër korrupsion, dhe qëllimi i saj ishte të shkëmbente praktika të mira që do të përdoren në azhurnimin e Udhëzuesit për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive nacionale kundër korrupsion, të publikuar nga UNODC.
Përfaqësuesit e KSHPK-së në detaje transmetuan përvojat pozitive, por edhe sfidat me të cilat është përballur KSHPK-ja në procesin e përgatitjes, monitorimit të zbatimit dhe raportimit për Strategjinë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025.