Pjesëmarrje në ngjarjen “Të bashkuar kundër korrupsionit: Përforcimi i sinergjisë së gjyqësorit dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftën kundër korrupsionit “
Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Servet Demiri, mori pjesë në ngjarjen “Të bashkuar kundër korrupsionit: Përforcimi i sinergjisë së gjyqësorit dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftën kundër korrupsionit “, e organizuar nga projekti “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”.
Në fjalimin e tij, anëtari i KSHPK-së Demiri theksoi rëndësinë e sinergjisë që duhet të ekzistojë midis institucioneve kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit. Duke theksuar përkushtimin e KSHPK-së për promovimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për krijimin dhe zhvillimin e masave dhe politikave kundër-korrupsion, ai shkurtimisht informoi për aktivitetet e ndërmarra nga KSHPK-ja në këtë drejtim.
Në fund të fjalimit të tij, Demiri theksoi proaktivitetin e KSHPK-së të shënuar në raportet e Komisionit Evropian në sigurimin e udhëzimeve dhe rekomandimeve të institucioneve publike si dhe nevojën që ato të respektohen dhe zbatohen plotësisht me qëllim parandalimin dhe luftën më efektive kundër korrupsionit.