Pjesëmarrje në punëtorin me temë „Hetimet dhe sanksionet në financimin e partive politike” ,të mbajtur në Pragë, Çeki
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit – Biljana Ivanovska dhe udhëheqësja e Njësisë për monitorim të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe korrupsionit në prokurimin publik – Katerina Zajkovska, në periudhën 19-20 prill 2023, me ftesë të Organizatës Ndërkombëtare IFES, morën pjesë në punëtorin që u mbajt në Pragë, Çeki, mbi temën “Hetime dhe sanksione në financimin e partive politike”.
Në punëtorinë morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe autoriteteve nga disa shtete evropiane, të cilat kanë kompetencë për të monitoruar financimin e partive politike dhe fushatës zgjedhore.