Punëtori për mbështetjen e KSHPK-së dhe Prokurorisë Publike për forcimin e mekanizmave të koordinimit
Në periudhën 30-31 maj 2024, në Veles, në kuadër të projektit të USAID“Partneriteti kundër korrupsionit“ u mbajt punëtori e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike për forcimin e mekanizmave të koordinimit midis dy institucioneve.
Në punëtorinë morën pjesë Kryetarja Tatjana Dimitrovska, anëtarët e KSHPK-së dhe punonjësit e Sekretariatit si dhe Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski dhe prokurorë publikë nga disa prokurori nga e gjithë shteti.
Qëllimi i punëtorisë ishte debati i përbashkët dhe shkëmbimi i përvojave dhe mendimeve të të dy institucioneve në drejtim të krijimit të mjeteve praktike dhe udhëzimeve për punën dhe komunikimin e ndërsjellë në kuadër të Memorandumit për Bashkëpunim si dhe zhvillimin e mekanizmave për përparimin e bashkëpunimit, shkëmbimin më efikas të informacionit dhe provave si dhe promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të politikave për integritet.