Seanca e 39 e KSHPK
Në bazë të nenit 22 nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave (gazeta zyrtare e RM nr. 12/19) Kryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të Kkorrupsionit, miratoi këtë:
VENDIM
Për thirrje të seancës së 39-të të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 02. 10. 2020 (e premte), me fillim në ora 10:00, në hapsirat e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, për senacën e propozojnë këtë:
RENDI I DITËS
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e 30-të e vazhduar, Procesverbali nga seanca e 36-të dhe procesverbali nga seanca e 36-të e vazhduar e KSHPK;
- Raporte nga kontrollimi anti-korrupsion i legjislativës:
- Ligji për Arsim të Lartë (Gazeta zyrtare nr. 82/2018) neni 174 pika 9 dhe neni 176 pika 3
- Ligji për investime startegjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 14/2020).
- Rregullore për mënyrën e punës dhe përdorimit, karakteristikat hapsinore, tekniko-teknologjike dhe të tjera të sistemit informativ vëzhgues, vëllimit dhe mënyrës për ndjekjen dhe mënyrës për ndërlidhjen dhe shkëmbimit të të dhënave me sistemin informativ të Drejtorisë për të ardhura publike;
- Ligji për shoqëri tregtare (neni 346)
- Ligji për mbrojtje shëndetësore me fokus në dispozitat për punësim të puntorëve shëndetësor, gjegjësisht bashkëpuntorë dhe mundësive për pranim sponzorim dhe donacione nga persona fizik dhe juridik;
- Informacione për lëndën 12-2830 në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve të buxhetit nga organet shtetërore;
- Informim për plotësimin e detyrimit për dhënjen e listave anketuese për ndërprerje të funksionit deputet në periudhën e mandatit të viteve 2016-2020;
- Veprimi nëpër lëndët konkrete