Forcimi i integritetit në administratën publike – takim i kryetarit të KSHPK-së, Adem Çuçul me Ministrin e Administratës Publike, Goran Minçev
Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, realizoi takim pune me Ministrin e Administratës Publike, Goran Minçev, ku u diskutua për përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim forcimin e integritetit në administratën publike.
Në takim fokusi u vendos në zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve edukative dhe trajnimeve për nëpunësit publikë, të orientuara drejt forcimit të integritetit dhe veprimit profesional në institucione.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është avancimi i mekanizmave parandalues, si dhe zvogëlimi dhe parandalimi i korrupsionit në administratën publike përmes rritjes së vetëdijes, njohurive dhe përgjegjësisë së nëpunësve publikë.
Gjatë takimit u theksua përkushtimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, i cili në periudhën e ardhshme do të formalizohet edhe më tej përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi.
Në këtë drejtim, të dy institucionet shprehën përkushtimin e tyre për avancimin e profesionalizmit, transparencës dhe integritetit në sektorin publik, përmes aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta, të cilat synojnë krijimin e një administrate publike më efikase, më llogaridhënëse, më të përgjegjshme dhe më moderne.













