U mbajt takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl
U mbajt takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Në takim morën pjesë kryetari i KSHPK-së z. Adem Çuçul, nënkryetarja znj. Sofija Spasova Medarska, sekretarja e përgjithshme znj. Maja Konevska, si dhe përfaqësues nga Sekretariati i KSHPK-së.

Në takim u theksua mbështetja e vazhdueshme që Misioni i OSBE-së ofron për punën e KSHPK-së. Gjithashtu u diskutua për prioritetet e ardhshme dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me rëndësi për forcimin e integritetit institucional dhe parandalimin e korrupsionit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua iniciativave dhe aktiviteteve të përbashkëta për avancimin e integritetit në gjyqësor, si një nga fushat kyçe në kuadër të proceseve reformuese që lidhen me sundimin e ligjit. Në këtë drejtim u theksua rëndësia për një qasjeje sistematike për forcimin e mekanizmave të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet e drejtësisë, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për zbatimin e agjendës reformuese dhe përmbushjen e prioriteteve strategjike në fushën e sundimit të ligjit. Ashtu si aktivitetet lidhur me nënshkrimin e politikave të integritetit në gjykata u realizuan në fund të vitit 2025, me të njëjtin ritëm vazhdohet edhe gjatë vitit 2026, derisa të përfshihet i gjithë sistemi gjyqësor dhe të vendoset bashkëpunim sektorial.

Përfaqësuesit e KSHPK-së prezantuan prioritetet strategjike dhe aktivitetet e ardhshme të Komisionit, me theks në zhvillimin dhe zbatimin e sistemit të integritetit në institucionet publike, si dhe në aktivitetet e fokusuara në përmirësimin e sistemit parandalues kundërkorrupsion.
Nga të dyja palët në takim u shpreh kënaqësi reciproke për bashkëpunimin deri më tani, si dhe gatishmëri për thellimin e tij të mëtejshëm në drejtim të mbështetjes së proceseve reformuese dhe forcimit të integritetit institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut.









