Seanca e 46-të e KSHPK
Në bazë të nenit 22 nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave (Gazeta Zyrtare e RM nr. 12/19) Kryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit morri
VENDIM
për thirrje të seancës së 46-të të
Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 12.02.2021 (e premte), me fillim në ora 10:00, nëpërmjet platformës për komunikim ZOOM, dhe për të njëjtën propozohet
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 39-të të KSHPK me datë10.2020; Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 39-të të KSHPK me datë 19.10.2020; dhe Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 44-të;
- Vendimi për zgjedhje të zëvendës-Kryetarit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit;
- Propozim-rregullore për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për sistematizim të vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit;
- Plani strategjik për periudhën gjatë viteve 2021-2023 të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit;
- Informacione në lidhje me realizimin e procedurës për planifikim, ndjekje dhe ekzekutim të buxhetit (për dhjetor të vitit 2020 dhe për janar të vitit 2021);
- Udhëzime për rangim të lëndëve për veprim të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit në bazë të denoncimeve të dorëzuara;
- Veprim për rastet konkrete;
- Pyejtje dhe propozime.