Seanca e 56 – të e KSHPK – së
Në bazë të nenit 22 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (Gazeta zyrtare e RM-ës nr.12/19) dhe nenit 9 nga rregullorja e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (Teksti i konsoliduar), Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, morri
VENDIM
Për thirrje të seancës së 56-të të
Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 10.12.2021 (e premte), me fillim në ora 10:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Rregullore për formën dhe përmbajtjen e formularit për fletparaqitjen dhe deklaratave për regjistrim në Regjistrin e lobistëve, organizatave lobuese dhe lobimit.
- Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e formularit për procesverbalin të kontaktit të kryer për qëllime lobimi
- Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e formularit të raportit për aktivitetet e lobimit
- Rregullore për formën dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të lobistëve, organizatave lobuese dhe lobimit.
- Rregullore për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje