Seanca e 75 – të e KSHPK – së
Në bazë të nenit 22 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (Gazeta zyrtare e RM-ës nr.12/19) dhe nenit 9 nga Rregullorja e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (Teksti i konsoliduar), Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, morri,
VENDIM
Për thirrje të seancës së 75-të të
Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 14.10.2022 (e premte), me fillim në ora 11:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Propozim – Procesverbal i seancës së 74-të të KSHPK-së të datës 09.05.2022 dhe dates 09.06.2022;
- Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022
- Propozim i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
- Veprimi nëpër lëndët konkrete
- Pyetje dhe propozime