Takim koordinues me pjesëmarrësit e trajnimit për zbatimin e politikës së integritetit në njësitë e vetëqeverisjes lokale
Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit më 29 shtator të vitit 2021 mbajti takim koordinues online me personat e integritetit në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Në këtë takim u ndanë përvojat, problemet dhe sfidat me të cilat përballen personat për integritet në procesin e zbatimit të sistemit të integritetit.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, punon shumë për zhvillimin e një metodologjie të përshtatshme për zbatimin e sistemit të integritetit dhe zhvillimin e një zgjidhjeje softuerike që do të jetë mjeti përmes të cilit do të monitorohet zbatimi i sistemit të integritetit. Sipas këtyre aktiviteteve, në periudhën që do të vijë do të intensifikohet bashkëpunimi midis Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe komunave, në drejtim të zbatimit të suksesshëm të elementeve të integritetit.