Takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), më 31 janar 2024, realizoi takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga organizatat e shoqërisë themelues të Platformës kundër Korrupsionit.
Takimi u mbajt me iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me rastin e përfundimit të mandatit të kësaj përbërje të KSHPK-së, me qëllim të shprehjes së mirënjohjes për bashkëpunimin e mirë të arritur, si dhe njohjen e të ftuarëve me rezultatet e arritura të KSHPK –së në mandatin e kaluar, sfidat me të cilat përballet KSHPK-ja në përmbushjen e kompetencave ligjore, si dhe aktivitetet e saj të vazhdueshme dhe të planifikuara.
Konkretisht, në mandatin e kaluar pesëvjeçar, KSHPK-ja ka pasur një bashkëpunim të mirë me Platformën e Organizatave Civile për luftën kundër korrupsionit, e cila kishte si emërues të përbashkët qasjen proaktive dhe dinamike në promovimin dhe avokimin e parimeve të qeverisjes së mirë.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska dhe anëtarët e KSHPK-së u njohën mysafirëve me arritjet e kësaj përbërje të KSHPK-së, duke theksuar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të arritur dhe mbështetjes së organizatave nga sektori joqeveritar të KSHPK-së në zbatimin e kompetencave të saj ligjore.
“ Ishte shumë e rëndësishme për neve që e keni ndjekur punën tonë të përkushtuar, profesionale, të paanshme dhe jo selektive për të cilën institucioni ka marrë vlerësim pozitiv në periudhën e kaluar ” – theksoi Ivanovska.
Në fund të takimit, u shpreh kënaqësia nga takimi i realizuar dhe u përcaktua angazhimi dhe interesi në nivelin më të lartë nga ana e OJQ-ve për mbështetjen e mëtejshme të punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.