Takim me Shefen e Misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme OSBE/ODIHR-it Xhilian Stirk – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – (ODIHR)
Kryetarja dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajtën takim me misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, të udhëhequr nga ambasadorja Xhilian Stirk.
Kryetarja Dimitrovska dhe anëtarët e KSHPK-së shprehën mirënjohje për vizitën e Ambasadores Stirk, duke theksuar se është me rëndësi të veçantë mbështetja e Misionit Vëzhguesë të OSBE/ODIHR-it në drejtim të zbatimit më efikas të kompetencave ligjore të KSHPK-së gjatë periudhës zgjedhore.
Ambasadorja Stirk theksoi se misioni do të vlerësojë zgjedhjet e ardhshme për përputhshmërinë e tyre me angazhimet e OSBE-së dhe obligimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare, si dhe me legjislacionin nacional, duke përfshirë të gjitha aspektet e lidhura me procesin zgjedhor. Në këtë drejtim, është e domosdoshme bashkëpunimi me institucionet kompetente të përfshira në vëzhgimin e procesit zgjedhor, ndër të cilat është edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Ambasadorja u informua për kompetencat ligjore të KSHPK-së lidhur me vëzhgimin e procesit zgjedhor si dhe për aktivitetet e vazhdueshme në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. KSHPK-ja morri një qasje proaktive dhe në këtë drejtim ka publikuar një njoftim për dispozitat ligjore që rregullojnë kufizimet gjatë periudhës zgjedhore dhe njëkohësisht është dërguar një qarkullar informativ për gjithsej 1250 institucione publike në nivelin qendror dhe lokal, organizata civile dhe media, theksoi Kryetarja Dimitrovska.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e KSHPK-së me institucionet e tjera kompetente në lidhje me parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit si dhe për nevojën për përparimin e tij, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të nismave dhe rekomandimeve të KSHPK-së.
U ra dakord që të vazhdojë komunikimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me misionin e OSBE/ODIHR-it në drejtim të monitorimit dhe zbatimit efikas të procesit zgjedhor.