Tryeza të mbajtura të rumbullakta në sektorë të veçantë të Strategjisë Nacionale 2021- 2025
Në periudhën prej datës 07 deri më datë 11.03.2022, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë mbajtur 12 tryeza të rumbullakta sipas sektorëve të veçantë të Strategjisë nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025, në të cilën në kuadër të procesit të monitorimit të realizimit të aktiviteteve të Strategjisë Nacionale u prezantuan raportet e dorëzuara nga institucionet kompetente për nivelin e realizimit të aktiviteteve për të cilat afati i realizimit ishte fundi i vitit 2021. Krahas raporteve dhe vlerësimit të tyre nga KSHPK-ja, tryezat e rrumbullakëta u përdorën për mbledhjen e të dhënave shtesë për aktivitetet, si dhe sugjerimet për forcimin e tyre. Këto të dhëna do të përdoren në procesin e rishikimit dhe mundësisht ndryshimit dhe plotësimit të Planit të Veprimit, të cilin KSHPK- ja do ta zbatojë pasi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratojë Raportin Vjetor për zbatimin e Strategjisë Nacionale për periudhën 01.01.2021 – 31.12.2021.
KSHPK-ja raportin vjetor për zbatimin e Strategjisë Nacionale, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, do ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më së voni deri më 31 mars 2022